Pas daljes masive të qytetarëve Policia e Ferizajt shton kontrollet

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësim të masave të lëvizjes, qytetarë të shumtë po shihen rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, pa respektuar masat mbrojtëse.
Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, Sevdije Mehmeti, tha se kjo lëvizje e qytetarëve mund ta rikthej përsëri infeksionin në masë të madhe.

“Grumbullimi i qytetarëve, lëvizja në numër kaq të madh e bart rrezikun në vete, mosrespektimi i distancës e bartë rrezikun e rikthimit të virusit. Në Ferizaj ka filluar rënia e paraqitjes së virusit, por ky fakt nuk duhet të na gëzojë, prandaj duhet të vazhdohet të ketë sukses pasi nuk do të thotë që nuk do të kemi më raste me koronavirus”,tha Mehmeti.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, tha se Policia dhe Inspektorati Komunal do të marrin masa ndaj qytetarëve që nuk iu përmbahen udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga Covid-19.

“Masat mbrojtëse nuk janë hequr, por është hequr vetëm karantinimi, prandaj qytetarët nuk duhet të bëjnë relaks, ne udhëzuam Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Komunal që të marrin masa ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët dalin në sheshe dhe rrugë pa nevojë”,tha Ademi.

Na pëlqeni në facebook


ARTIKUJ TE NGJASHEM

Këto janë rregullat në kafene nga dita e hënë

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rihapen nga e hëna. Masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i paisur me maska, […]

Kur do të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri?! – Përgjigjet Arben Vitia!

Ministri në detyrë, Arben Vitia së bashku me u.d së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK-së. Ministri Vitia është përgjigjur lidhur me hapjen e kufijve tokësorë përkatësisht, hapjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se […]