“Dhurata” e parë nga Albin Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës së ardhshme do të marrë një vendim të rëndësishëm. Kurti pritet ta anulojë vendimin që kishte marrë Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.

Me këtë vendim shefi i ri i Qeverisë do t’ia ulë pagën vetës, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë.Ish- kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, saktësisht më 20 dhjetor vendosi që t’ia bëjë vetes një dhuratë për fundvit.

Kjo, pasi që pikërisht me këtë datë, Haradinaj në mbledhje të Qeverisë mori vendim që t’ia rris pagën vetes, duke mos përjashtuar edhe ministrat dhe zëvendësministrat.

Paga e Haradinajt deri në ditën e këtij vendimi kishte qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto i ishte ngritur 100 për qind e që i bie 2950 euro në muaj.

Nga ky vendim nuk ishin përjashtuar edhe disa punëtorë të Zyrës së Kryeministrit.

Por, kishte edhe prej tyre të cilët nuk ishin përfshirë në këtë vendim, ndonëse punojnë në të njëjtin vend e institucion, pra në Kryeministri.

Na pëlqeni në facebook


ARTIKUJ TE NGJASHEM

Nuk i ndal as koronavirusi: Disa persona vjedhin rrethojat e autostradës ‘Ibrahim Rugova’

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të pa njohur gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur rrethojat e autostradës ‘Ibrahim Rugova’, shkruan Gazeta Metro. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje rreth orës 10:15, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, konkretisht në fshatin Gelancë të Suharekës, disa persona kanë […]

A mund të infektohemi në supermarkete ose te berberi?

Prof. Hendrik Streeck, është shprehur se Covid-19 nuk përhapet aq lehtë sa njerëzit mendojnë, shkruan The Telegraph. Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që provon përhapjen e tij kur njerëzit janë duke bërë pazar apo kur shkojnë në parukeri. Studimet në lidhje me këtë, ai i ka kryer në rajonin më […]

VIDEO / Brenda shtëpisë së saj lukzose, Edona Llalloshi vjen tejet atraktive

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi është një emër i njohur në skenën muzikore.Ajo është e veçantë dhe e dalluar në shumë aspekte, sidomos në paraqitjet fizike, shkruan “Kosovarja”.Duke qenë tejet aktive për ndjekësit e saj, Edona shpesh është pjesë e mediave rozë për postimet që bën.Këtë herë ajo ka shkrepur një imazh të veçantë me […]